SHBA zgjeron misionin e tyre në Siri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) i paraqiti Kongresit amerikan raportin e Bordit të Inspektimit për periudhën korrik-shtator në lidhje me Operacionet e Stabilitetit në Siri të ndërmarra kundër DAESH-it.

Bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjerojnë misioni e tyre në Siri.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) i paraqiti Kongresit amerikan raportin e Bordit të Inspektimit për periudhën korrik-shtator në lidhje me Operacionet e Stabilitetit në Siri të ndërmarra kundër DAESH-it.

Në raport bëhet e ditur se qëllimi i udhërrëfyesit për Menbixhin, që u dakordua me Turqinë, është “gjetja e zgjidhjes për shqetësimet e Turqisë në lidhje me praninë e YPG-së (fraksion i PKK-së në Siri) në Menbixh”, ndërsa shtohet se Turqia YPG-në e cilëson si organizatë terroriste për shkak të lidhjes së saj me organizatën separatiste terroriste PKK.

Patrullimet e përbashkëta/të koordinuara të zhvilluara në Menbixh në kuadër të udhërrëfyesit kanë ulur tensionimin në rajon, por ShBA-ja është e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe në të njëjtën kohë edhe në bashkëpunim me YPG-në.

Në mes tjerash në raport theksohet se objektivi i parë i ShBA-së në Siri ishte i kufizuar në luftën kundër DAESH-it, ndërsa u tha se për udhëheqjen e ShBA-së tani në Siri dolën edhe 3 objektiva të tjera të gjera.

“Objektivat e kësaj politike janë largimi i Iranit dhe zgjatimeve të tij nga Siria, ndikimi në rezultatet e luftës civile në vitin e 8-të të tij dhe vendosja e stabilitetit në rajonet e çliruara nga DAESH-i në verilindje të Sirisë”, thuhet në raport./TRT