SHBA, vdesin 6 fëmijë si pasojë e shpërthimit të një virusi

Një virus, i përhapur në një qendër kujdesi mjekësor në New Jersey, u ka marrë jetën 6 fëmijëve dhe ka infektuar shumë të tjerë.

Një virus, i përhapur në një qendër kujdesi mjekësor në New Jersey, u ka marrë jetën 6 fëmijëve dhe ka infektuar shumë të tjerë.

Zyrtarët konfirmuan një total prej 18 rastesh “adenovirusi” mes pacientëve të Pediatrisë në Qendrën “Wanaque” për kujdesin dhe rehabilitimin.

“Adenoviruset” shkaktojnë zakonisht sëmundje të lehta, por fëmijët e prekur janë të brishtë në aspektin mjekësor sipas zyrtarëve. Sidoqoftë një hetim ka nisur, ndërsa qendra nuk pranon më pacientë të rinj.

Fëmijët e përfshirë kanë probleme të rënda me sistemet imunitare, gjë që i bën ata më të ekspozuar ndaj virusit.

“Kombinimi i një lloji agresiv të ‘adenovirusit’ me situatën e brishtë të pacientëve ka çuar në një shpërthim të ashpër të virusit”, thanë zyrtarët.

Qendra është private dhe deri më tani nuk ka dhënë komente. Sipas Departamentit të Shëndetësisë, zyrtarët kanë nisur hetimin dhe një ekip inspektorësh kanë zbuluar mangësi të vogla me larjen e duarve, në qendrën që siguron edhe shërbime kujdesi dhe rehabilitimi afatshkurtër dhe afatgjatë./TCh