SHBA-të akuzojnë spiunët rusë për deligjitimim të organizatës ndërkombëtare anti-doping

Do të punojmë maksimalisht për t'i gjetur dhe arresruar që ti sjellim para drejtësisë", tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray

Departamanti amerikan i Drejtësisë, ka akuzuar shtatë spiunë rusë nga drejtoria kryesore e inteligjencës (GRU), për hakim, mashtrim përmes postës, vjedhje të identitetit dhe larje parash, raporton Anadolu Agency (AA).

Spiunët në fjalë, akuzohen se janë pjesë e një fushate e cila punonte në drejtim të deligjitimimit të organizatës ndërkombëtare anti-doping, e cila zbuloi programin për dopingun e sportistëve gjatë Olimpiadës Dimërore 2014, të cilin e kishte sponsorizuar qeveria ruse.

“Fushatat për hakim dhe dezinformim të sponsorizuara nga shteti, paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë e shoqërisë sonë të hapur, për çka Departamenti i Drejtësisë po bën përpjekje për tu mbrojtur”, tha sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions në një komunikatë me shkrim.

Akuza thotë se pas hetimit të kryer nga organizatat ndërkombëtare për programin ilegal të dopingut, hakerët rusë vodhën të dhënat e organizatave në fjalë, përfshirë rezultatet mjekësore për 250 sportistë nga 30 shtete të ndryshme.

Tre nga spiunët, u akuzuan edhe për rolin që kanë pasur në sulmet kundër subjekteve amerikane lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“Punët që kanë bërë këta shtatë hakerë në cilësi të zyrtarëve të qeverisë ruse, ishin kriminale, hakmarrëse dhe dëmtuese për viktimat e pafajshme, por edhe për ekonminë e SHBA-ve dhe për organizatat ndërkombëatere”, tha në një kumtesë me shkrim drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

“FBI nuk do të lejojë asnjë qeveri, grup apo individ të kërcënojë njerëzit tanë, shtetin tonë, ose partnerat tanë. Do të punojmë maksimalisht për t’i gjetur dhe arresruar që ti sjellim para drejtësisë”, tha më tej Wray.