SHBA, rritet në 76 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Është rritur në 76 numri i personave që humbën jetën si pasojë e zjarreve të mëdha pyjore të cilat janë efektive në Kaliforni të SHBA-ve

Është rritur në 76 numri i personave që humbën jetën si pasojë e zjarreve të mëdha pyjore të cilat janë efektive në Kaliforni të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i rajonit Butte, Cory Honea, në një konferencë për media tha se me nxjerrjen e kufomave të edhe dy personave në zjarrin e përhapur në një vend për kamping, është rritur në 76 numri i personave që kanë humbur jetën. Honea tha se nuk ka asnjë lajm për rreth 1.300 persona të tjerë.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka vizituar rajonet që janë prekur nga zjarret në Kaliforni.

Zjarri që vazhdon në veri të Kalifornisë dhe i cili është përhapur në një territor prej rreth 570 kilometra katrorë ka bërë të papërdorshëm më shumë se 11 mijë objekte. Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe në zjarret që vazhdojnë në jug të rajonit janë dëmtuar rreth 450 shtëpi.

Gjatë zjarrit që vazhdon në jug janë djegur shumë vila të personaliteteve të njohura nga bota e filmit, siç janë Scott Baio, Gerard Butler, Miley Cyrus, Guillermo del Toro, Kim Kardashian, Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.