SHBA paralajmëron Venezuelën: Do t’i përgjigjemi kërcënimeve ndaj çdo diplomati

SHBA ka paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido do të përballet me "një përgjigje të rëndësishme".

SHBA ka paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido do të përballet me “një përgjigje të rëndësishme”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se çdo “kërcënim” i tillë do të ishte “një sulm i rëndë në sundimin e ligjit”.

Paralajmërimi i Bolton vjen disa ditë pasi SHBA dhe më shumë se 20 vende të tjera e njohën Z. Guaido si president të përkohshëm.

Ndërkohë, Guaido ka bërë thirrje për protesta anti-qeveritare të mërkurën dhe të shtunën.

Kriza politike në Venezuelë tani duket se është në kulmin e saj midis përpjekjeve në rritje të opozitës për të çrrënjosur Maduro nga pushteti.

Presidenti Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të tensionuara  dhe nga një bojkot i opozitës dhe akuzave për manipulim të votave, duke shkaktuar protesta të mëdha./OraNews