Departamenti Amerikan i Shtetit ofron shpërblime milionëshe për ata që japin informacione për atë se ku gjenden njerëzit kyç të PKK-së, 5 milionë për Mirat Karayilan, 4 milionë për Cemil Bayik dhe 3 milionë për Duran Kalkan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Ankara thuhet se, “Departamenti Amerikan i Shtetit ofron shpërblime milionëshe për personat që japin informacione për identitetin ose lokacionin në të cilin gjenden tre terroristët e PKK-së”.
Njoftimi vijon pas vizitës zyrtare në Ankara të Matthew Palmer, ndihmës zëvendës i Sekretarit amerikan të Shtetit.
PKK është organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës tredekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.