SHBA jep rreth 800,000 dollarë për monumentet e dëmtuara nga tërmeti
Gjatë fjalës së saj, Kim tha se ky projekt do të mbetet dëshmi e miqësisë së Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, nënshkroi një grant prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore së bashku me ministrren e Kulturës Elva Margaritin.
Mësohet se paratë do të shkojnë për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së saj, Kim tha se ky projekt do të mbetet dëshmi e miqësisë së Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë”, deklaroi ambasadorja./ CNA.al