Kamerat e vëzhgimit në hyrjen e kompleksit të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) në Pensilvani të SHBA-ve ishin jashtë shërbimit gjatë një “incidenti të armatosur” ditën e djeshme, tha një roje sigurie, duke hedhur dyshime mbi bazueshmërinë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë ditës së djeshme, policia ka hetuar një incident që përfshin një “person të armatosur” jashtë kompleksit, i cili ndodhet në Saylorsburg.
Pas incidentit të raportuar, AA foli me një roje, Austin Davos, i cili tha se punon në kompleksin e FETO-s tashmë tre vite.
Davos nuk pranoi të komentojë mbi pamjen fizike të të dyshuarit, por tha se dy kamera që monitoronin vendndodhjen e të dyshuarit nuk kanë punuar, kur korrespodenti i AA-së vuri në dukje se kamerat duhet ta kishin filmuar atë.
Davos tha se një kamerë ka qenë jashtë shërbimit për një kohë të gjtë dhe tjetri është thyer të martën e kaluar.
Rojet e tjerë të kompleksit referuan korrespondentin te policia kur ata po ashtu kërkuan të përshkruajnë pamjen e të dyshuarit.
Dështimi i kamerave në kompleksin e FETO-s, i cili është nën sigurinë maksimale, ka hedhur dyshime se si ndodhi “incidenti i armatosur”.
Megjithëse rojet e sigurisë thanë se i dyshuari ishte i armatosur, një thirrje informative e policisë nuk përfshinte asnjë deklaratë se i dyshuari kishte një armë. Raporti tha se një “kaukazian i panjohur i veshur me të errëta” ishte përfshirë në incident.
Policia iu përgjigj një thirrjeje se është shkrepur me armë në kompleks, duke theksuar se, “Personeli i sigurimit ka shkrepur me armë pranë vendndodhjes së një personi të padëshiruar jashtë portave të sigurisë. Personi i paidentifikuar u arratis nga skena”.
Pas incidentit, organizata joqeveritare “Aleanca për ndarjen e vlerave” e lidhur me FETO-n pretendoi se i dyshuari u përpoq të hynte në kompleks, ndërsa rojet e sigurisë, sipas policisë, thanë se i dyshuari ishte duke qëndruar jashtë portave të sigurisë.
Përveç kësaj, Emrullah Polat, një anëtar i lartë i FETO-s në kompleks, u filmua përderisa largohej me nxitim nga godinat.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.
Gülen ka jetuar në mërgim të vetëshpallur në Pensilvani që nga viti 1999.