SHBA-të kanë miratuar fonde shtesë në ndihmë të luftës kundër koronavirusit në Shqipëri.
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se fondi prej 1.2 mln dollarësh i dhuruar për Shqipërinë në këtë kohë të pandemisë do të shkojë për pajisje laboratorike, zbulimin e gjurmimin e rasteve të reja të të infektuarve dhe përgatitje stafi.
STATUSI I AMBASADËS SË SHBA
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.