SHBA – ”Amazon” gati për të investuar në kinematografi

Pas prodhimit të filmave, Amazon dëshiron të investojë në sallat e kinemave. Gjiganti i tregtisë në internet renditet në mesin e pretendentëve për të blerë rrjetin amerikan të shfrytëzimit të kinemave ”Landmark Theatres”, njofton të enjten ”Bloomberg News”.

Kompania e Jeff Bezos është në bisedime me kompaninë ”Wagner/Cuban Cos”, në pronësi të miliarderëve, Mark Cuban dhe Todd Wagner, shtoi ”Bloomberg”, duke cituar burime anonime.

Blerës të tjerë potencialë janë gjithashtu në garë dhe nuk është e sigurtë nëse negociatat përfundojnë me një marrëveshje.

I kontaktuar nga media, ‘’Amazon’’ nuk ka dashur të bëjë asnjë koment.

Një marrëveshje midis ”Amazon” dhe ”Wagner/Cuban Cos” do të shënonte pushtimin e dytë të gjigandit të shitjeve on line në fushën e tregtisë pas blerjes së zinxhirit të produkteve amerikane‘’bio’’ ”Whole Foods” për 13,7 miliardë dollarë vitin e kaluar./ATSH