SHBA, 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në Kaliforni

Disa viktima u gjetën me plagë nga armë zjarri. Policia konfirmoi se 3 meshkuj janë vrarë në vendngjarje dhe 4 femra janë plagosur

Të paktën 3 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u palgosën në të shtënat në një bouling në Torrance të Kalifornisë në SHBA, konfirmon policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e policisë në Torrance njoftoi se të shtënat u raportuan para mesnatës në boulingun Bowl House Bowl.

Disa viktima u gjetën me plagë nga armë zjarri. Policia konfirmoi se 3 meshkuj janë vrarë në vendngjarje dhe 4 femra janë plagosur.

Dy presona janë shtruar në spital ndërsa të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në vendngjarjes. Torrance ndodhet 32 kilometra nga qyteti Los Angeles.