Sfidë burrave, ndryshojnë emrat e rrugëve në Holandë

Disa rrugë në Holandë po riemërohen jozyrtarisht nga aktivistët, në nderim të grave të respektuara, pasi një studim tregoi se 88 për qind e rrugëve në qytetet e mëdha mbajnë emra meshkujsh.

Tabela që mbajnë emrat e femrave luftëtare, matematicieneve, shkrimtareve apo muzikanteve, po vendosen nëpër rrugë nga grupi feminist “De Bovengrondse”, që do të thotë “tokësore” (apo mbi tokë).

Lëvizja është frymëzuar nga një sondazh i faqes informative të internetit “De Correspondent”, që zbuloi se vetëm 12 për qind e rrugëve në Amsterdam, Utrecht dhe Groningen mbanin emërtesa femrash. Shpesh këto ishin emra perëndeshash, apo të grave të meshkujve të famshëm./topchannel