Sezoni turistik, 1429 inspektime nga ISHSH në korrik 2018

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), ka zhvilluar inspektime nga veriu në jug për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), ka zhvilluar inspektime nga veriu në jug për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

Masat shtesë të inspektimit nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) të zhvilluar në të gjithë vendit kanë në fokus një sezon turistik të sigurt.

Statistikat flasin për 1429 inspektime në funksion të sezonit turistik gjatë muajit korrik 2018, 14 masa administrative dhe 8 vendime mbylljeje provizore.

Po ashtu, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor  ju bënë thirrje qytetarëve që të denonconi çdo parregullsi apo shkelje ligji në Platformën e Bashkëqeverisjes “www.shqiperiaqeduam.al”” ose në numrin e telefonit 0800 4040.

ISHSH ka si mision garantimin dhe respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik si dhe është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, me përjashtim të inspektimit të veprimtarive në fushën farmaceutike.