SEUL – Kim Jong Un i revoltuar ndaj sanksioneve abuzive

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un denoncoi forcat armiqësore përgjegjëse për sanksionet abuzive, raportuan sot mediat zyrtare koreano-veriore, ndërsa Uashingtoni bën thirrje për ruajtjen e presionit ndërkombëtar ndaj Phenianit.

Lideri koreano-verior u takua me presidentin amerikan, Donald Trump në qershor në samitin historik në Singapor, ku u zotua personalisht për të punuar për denuklearizimin e gadishullit, një formulim i paqartë që lë shkas për interpretime të ndryshme.

Pheniani nuk ka ndërmarrë asnjë masë të konfirmuar dhe ka denoncuar kërkesat ‘’e njëanshme’’ të SHBA-së dhe metodat e tyre brutale.

Nga ana e saj, SHBA-ja i kërkon komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë një presion maksimal ndaj Koresë së Veriut nëpërmjet sanksioneve për ta detyruar të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe balistike./ATSH