Sërish tension tek Unaza e Re, zjarr e gurë në rrugë

Pas prezencës së shtuar të forcave të policisë dhe informacioneve se mund të ndërhyhet për të shpërndarë protestuesit, ata kanë hedhur gurë në rrugë dhe kanë ndezur zjarre me mjete piroteknike.

Është rikthyer tensioni tek Unaza e Re (Astiri) aty ku banorët protestojnë prej 9 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre. Prej nëntorit të 2018 e deri më sot, banorët nuk kanë reshtur së kërkuari transparencë për projektin e kësaj rruge dhe dëmshpërblim të plotë për çdo godinë që preket nga shembjet.

Pas prezencës së shtuar të forcave të policisë dhe informacioneve se mund të ndërhyhet për të shpërndarë protestuesit, ata kanë hedhur gurë në rrugë dhe kanë ndezur zjarre me mjete piroteknike, shkruan mapo.al.

Mes protestuesve është ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili i bëri thirrje policisë të mos provokojë protestuesit.