Şentop: Çanakkalaja është ndërgjegjja, besimi dhe vullneti i kombit turk

Kryetari i Parlamentit, Mustafa Şentop nderoi Mustafa Kemal Ataturkun dhe dëshmorët e betejave në Çanakkala gjatë Lùftës së Parë Botërore

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop sot shënoi 105-vjetorin e Ditës së Fitores dhe Dëshmorëve të Çanakkalasë duke përkujtuar ushtarët e rënë që humbën jetën gjatë betejave detare dhe tokësore në Çanakkala, e njohur gjithashtu si Beteja e Galipolit, gjatë Lùftës së Parë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Fitorja në Çanakkala, një nga betejat vendimtare të forcave turke në veriperëndim të Turqisë, ishte “Me përmasa dhe një rezistencë e madhe që rishkroi historinë”, tha Şentop në një deklaratë.

“Çanakkalaja është vendi ku një komb që të tjerët donin të injoronin para se historia të rilindte nga hiri i saj”, tha ai.

Ai shtoi se: “Çanakkalaja është ndërgjegjja, besimi dhe vullneti (i kombit turk)”.

Şentop gjithashtu përkujtoi Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Republikës Turke dhe dëshmorët gjatë betejave në Çanakkala në Lùftën e Parë Botërore.

– Beteja e Galipolit

Dhjetëra mijëra ushtarë ranë dëshmorë në një nga betejat më të ashpra në botë 105 vite më parë në Betejën e Galipolit në Turqinë Osmane gjatë Lùftës së Parë Botërore.

Beteja u zhvillua nga 25 prilli 1915 deri më 9 janar 1916.

Britania e Madhe dhe Franca donin të siguronin aleatin e tyre Rusinë, pasi Gadishulli i Galipolit siguronte një rrugë detare për atë që atëherë ishte Perandoria Ruse.

Qëllimi i tyre ishte pushtimi i kryeqytetit të Perandorisë Osmane, Stambolli.

Ngjarjet që çuan deri në betejën e paparë ndonjëherë filluan në shkurt të vitit 1915, kur Britania dhe Franca vendosën të nisnin Betejnë e Galipolit për të rrëzuar Perandorinë Osmane me lùftë në një periudhë sa më të shkurtër duke arritur dhe pushtuar Stambollin.

Forcat aleate filluan sulmin e tyre më 18 mars – ditën e cila përkujtohet si Dita e Fitores Detare të Çanakkalasë ndërsa ujërat ishin mbushur me rrjet minash të vendosura nga anijet osmane dhe si rezultat i kësaj fundosën disa anije të mëdha luftarake.

Më 25 prill 1915, nëntë muaj pas Luftës së Parë Botërore, ushtarët aleatë zbarkuan në brigjet e Gadishullit të Galipolit. Trupat ishin atje si pjesë e një plani për të hapur Ngushticën e Çanakkalasë në brigjet e Egjeut të Turqisë për flotat aleate, duke i lejuar ata të kërcënojnë Stambollin.

Turqit zbrapsën sulmin detar ndërsa pati shumë viktima nga të dyja palët gjatë ofensivës 8-mujore. Pas dështimit edhe të fushatës tokësore gjithashtu, forcat pushtuese u tërhoqën.

Forcat aleate hasën në një rezistencë të fuqishme dhe të guximshme nga turqit, kurse fushata rezultoi me një dështim të kushtueshëm. Dhjetëra mijëra banorë dhe ushtarë turq humbën jetën, së bashku me dhjetëra mijëra evropianë, plus rreth 7.000-8.000 australianë dhe afro 3.000 zelandezë.

Fitorja kundër forcave aleate rriti moralin e palës turke, e cila më pas vazhdoi të zhvillojë një luftë për pavarësi në periudhën 1919-1922 dhe përfundimisht arriti të formojë Republikën në vitin 1923 nga hiri i Perandorisë së vjetër.