Senida Mesi: Ristrukturim i pagave në bazë të performancës

Reforma në administratën publike është një nga pikat kyçe e cila do të ndihmojë në menaxhimin e negociatave për anëtarësim në BE. 

Reforma në administratën publike është një nga pikat kyçe e cila do të ndihmojë në menaxhimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në këtë kuadër janë përzgjedhur dhe trajnuar për pesë muaj rresht 15 punonjës civil për ofruar shërbim sipas standardeve europiane. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi. e pranishme në ceremoninë e diplomimit të këtyre punonjësve, u shpreh se janë të vendosur që të reformojnë administratën. Në këtë kuadër referuar edhe fondeve të BE-së do të bëhet ristrukturimi i pagave në bazë të performancës së punonjësve.

Stephen Stork, shef i operacioneve, ka vlerësuar angazhimin për përmirësimin e shërbimeve të administratës, pasi objektivat e Shqipërisë janë një target në lëvizje, drejt BE-së, raporton Scan.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur për trajnimin ishin nga katër fusha që mbulojnë politikat publike, monitorimin dhe zbatimin e strategjisë, hartimin e legjislacionit, integrimin europian dhe planifikimin e buxhetit e menaxhimit financiar. Grupi u trajnua në Shkollën Franceze të Administratës Publike në Paris dhe Strasburg.

https://youtu.be/wzDxhp78q34