Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga Shqipëria

Gjatë një operacioni në Greqi janë sekuestruar 330 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria. Një 51-vjeçar grek u arrestua në zonën e Amfilochia, i cili po transportonte sasinë e drogës me kamion në Selanik. Gjatë kontrollit u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako drogë.

Policia greke deklaron se autori është një anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në vendin fqinj. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut./ Abcnews.al