Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë sot në Tiranë, zbardhet agjenda

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disaorëshe në Tiranë, bën me dije ministria e Mbrojtjes

Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp, raporton Top Channel.

Me pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë.

Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut.