Sarandë, një grup hajdutësh bastisin shtëpinë e një të moshuare

Sarandë/ 3 persona futen në shtëpinë e të moshuarës, vjedhin euro dhe celularë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Finiq të Sarandës, 3 persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Për këtë arsye është ngritur një grup hetimor, i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton Top Channel.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.