“Sanksionet kanë dëmtuar asetet e miliarderëve”/ Inteligjenca ukrainase: Oligarkët ruse po diskutojnë skenarët për të rrëzuar Putin nga pushteti
“Dyshohet se oligarkë ruse po përpiqen të krijojnë skenarë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti”, shkruajnë mediat e huaja. Sipas inteligjencës ukrainase, oligarku Peter Avend është takuar me oligarkun Alexandër Maskevich, ndërsa mendohet se kanë shprehur shqetësimet e tyre për politikat e Putin dhe në këtë mënyrë synojnë largimin e presidentit rus.Agjencia ukrainase e…

“Dyshohet se oligarkë ruse po përpiqen të krijojnë skenarë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti”, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas inteligjencës ukrainase, oligarku Peter Avend është takuar me oligarkun Alexandër Maskevich, ndërsa mendohet se kanë shprehur shqetësimet e tyre për politikat e Putin dhe në këtë mënyrë synojnë largimin e presidentit rus.Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi se një njoftim për shtyp është bërë nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore të spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku është njoftuar takimi i oligarkëve, shkruan BalkanWeb.