Sandër Lleshaj: Molotovi u fut në Shqipëri ilegalisht, gazi lotsjellës vetëm në situata ekstreme

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, akuzoi opozitën se ka shpërndarë bombat molotov për protestën e ditës së shtunë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, akuzoi opozitën se ka shpërndarë bombat molotov për protestën e ditës së shtunë.

“Molotovi është prodhuar nga njerëz që dinë ta bëjnë dhe është shpërndarë më tej. Pra, kemi të bëjmë me organizim të mirëfilltë, për të cilin nuk kishim dijeni. Janë futur molotov në vendin tonë në mënyrë ilegale sepse janë futur nën koperturë politike”, theksoi ministri në studion e “Top Show”.

“Ne pritëm qytetarë në protestë, jo njerëz të armatosur. Kjo është situatë që i kalon të gjitha kufijtë e logjikës”, shtoi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi se gazi lotsjellës është përdorur vetëm në rastet kur protesta ka shkuar në ekstrem.

Gjithsesi, ministri i kërkoi ndjesë “çdo qytetari që është prekur në mënyrë të padrejtë nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestë”, pasi, sipas tij, “opozita e ka spostuar në mënyrë tinzare protestën nga bulevardi në qendër të banuar”.

“Është trishtuese që qytetarë nëpër shtëpitë e tyre janë prekur nga gazi”, theksoi Lleshaj.

Më tej, Lleshaj shpjegoi pse nuk u përdorën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në linjën e parë: “Shmangëm FNSH-në në protesta për të shmangur konfrontimet fizike”.