Sanchez, mund të largohet nga United

E ardhmja e Alexis Sanchez duket se do të jetë larg Old Trafford. Në mediat britanike po flitet shumë për mundësinë e shitjes së sulmuesit kilian nga ana e Manchester United.

E ardhmja e Alexis Sanchez duket se do të jetë larg Old Trafford. Në mediat britanike po flitet shumë për mundësinë e shitjes së sulmuesit kilian nga ana e Manchester United,raporton Top Channel.

Mësohet se trajneri i Djajve të Kuq e ka humbur besimin ndaj Sanchez dhe në ndeshjen e fundit në kampionat me West Ham që Manchester United e humbi 3-1 ai e la atë jashtë skuadre.

Alexis Sanchez u transferua nga Arsenali te Manchester United në muajin janar dhe është futbollisti më i paguar i Djajve të Kuq me 500 mijë paund në javë, pagë të cilën kiliani nuk e ka justifikuar deri tani pasi në 23 ndeshje të zhvilluara me fanelën e Manchester united ai ka shënuar vetëm 3 gola.

Por jo vetëm kaq, mësohet se trajneri Mourinho ka pasur një përplasje me futbollistin në një nga seancat stërvitore pasi e kritikoi para pjesës tjetër të skuadrës për paraqitjet e tij të dobëta.

Problem tjetër për Sanchez që mund ta shtyjë atë të largohet nga Old Trafford është fakti se Manchester United ka shumë opsione në repartin e sulmit. Me Lukakun, Rashord dhe Martial në ekip, për Sanchez bëhet shumë e vështirë të fitojë një vend titullari në skuadër.