Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar takim me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Erdoğan-Macri, i cili zgjati 30 minuta, u realizua në dyer të mbyllura në Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ku po mbahet samiti dyditor.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan dhe Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë Fahrettin Altun.
Më herët gjatë samitit Erdoğan zhvilloi takime edhe me liderë të tjerë botërorë. Sot gjatë ditës ai takoi kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.