Sali Berisha: Socialistët të përzënë Edi Ramën!

Ish kryeministri Sali Berisha i bën thirrje socialistëve të largojnë sa më parë Ramën.

Ish kryeministri Sali Berisha i bën thirrje socialistëve të largojnë sa më parë Ramën.

“Unë i bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme. Ata duhet ta dijnë se unë kam konstatuar më 16 dhe dje në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm  në vitin 1990- 1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. I bëj thirrje socialistëve të mos nënvlerësojnë situatën, sepse në mënyrë absolute ndëshkimi popullor për Ecdi Ramën do të jetë tepër i sigurtë. Ndaj ti thërrasin mendjes. Ky është një revolucion i nisur nga studentët tani e kanë marrë fjalën qytetarët. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Ik! Ik dhe vetëm ik! Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largone nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës”, shkruan Ora News.

Berisha ishte sot paradite për të parë ekspozitën e piktorit shqiptar Avni Delvina.

Duke komentuar videon që Rama i ka dërguar diplomatëve lidhur me të, Berisha tha se po shkohet drejt konfrontimit civil dhe socialistët duhet ta largojnë kryeministrin me patjetër.

“Situata  në rrafshin social dhe politik është eksplozive. Po shkohet drejt konfrontimit civil jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese mori funksionet e saj dhe tregoi se nuk njeh Kushtetutën në këto kushte veprimi që bëri opozita ishte veprimi historik absolutisht i detyuar dhë asgjë tjetër. Veprimet puciste të maxhorancës e sollën vendin në këtë shkallë ndaj  i bëj thirrje socialistëve largojeni të mos e largojë populli”

Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjedhje por zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, jua garantoj.