Sali Berisha: Rama do rrëzohet, ju tregoj lidhjet e tija me diplomaten greke

Ai e ka cilësuar moment historik, protestën e thirrur nga opozita, që kërkon rrëzimin e qeverisë Rama. Ish kreu i Partisë Demokratike theksoi se, qeveria bie me mosbindje civile.

Ish kryeministri Berisha ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur për çështjet më të rëndësishme të politikës.

Ai e ka cilësuar moment historik, protestën e thirrur nga opozita, që kërkon rrëzimin e qeverisë Rama. Ish kreu i Partisë Demokratike theksoi se, qeveria bie me mosbindje civile.

Ai foli edhe për procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Deklaroi se nëse zgjedhjet e fundit do ishin kryer sipas standardeve dhe të mos bllokohej procesi hetimor ndaj Tahirit, negociatat do të ishin hapur.

Mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për lidhjen misterioze të kryeministrit Edi Rama me një diplomate greke në vitet 1990.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës është e lidhur me një greke. S’do ta thoja këtu, po…ka qenë një diplomate Blendi, e njeh edhe ti. Shërbimet tona e ndiqnin Ramës dhe diplomaten, sepse u trash miqësia. Nuk ndiqej për gazetar apo autor, po për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi ajo Ramën, apo Rama atë, nuk e di, por në Paris ikën bashkë. Shërbimet informonin për problemet me vizat, me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar shumë të zymtë. Se cila ishte lidhja, erotike, apo pune, nuk mund ta them. Nëse do të ishte lidhje erotike, unë nuk merresha me të. Fakti është se ai u zhduk bashkë me të në Paris.”

Blendi Fevziu tha se diplomatja greke shoqërohej me të gjithë gazetarët e asaj kohe, por Berisha shtoi “as që mund të mungonte ky, por problemi është se dilte çështja e shitjes së vizave, dilnin gjëra të tmerrshme aty. Nuk po them se ishte agjent grek, se e rekrutoi ai apo ajo, nuk mund ta them. Po të pyesje shërbimin, shërbimi thotë se ajo e rekrutoi, por unë nuk po e them. Pse s’kam folur deri sot? Sepse deri tani ka qenë i klasifikuar. Tani është deklasifikuar.”/Klan