Sali Berisha: Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një krim të tmerrshëm sipas tij dhe mesazheve të qytetarëve dixhital, të ndodhur në Kavajë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një krim të tmerrshëm sipas tij dhe mesazheve të qytetarëve dixhital, të ndodhur në Kavajë.

Bëhet fjalë për përdhunimin e një nxënëseje të shkollës 9-vjeçare nga 8 nxënës të po të njëjtës shkollës. Berisha shkruan se ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë si dhe krimi po fshihet.

Postimi i Berishës
Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!

Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas./TCh