Sali Berisha: Nga rrethi i tij i ngushtë kam marrë vesh që Basha do të jetë kandidat për…

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në Zonë e Lirë deklaroi se ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë kandidat për president. Ai tha se këtë informacion e ka marrë nga rrethi i ngushtë i Bashës.

Po ashtu, Berisha u pyet nëse do të rikthehej nëse Basha nuk do e kishte përjashtuar. Berisha tha se ka pasur shumë insistime për t’u rikthyer jo vetëm nga brenda, por edhe nga miq të huaj.

Cani: Çfarë ndodh nëse nesër ke përpara emrin e Lul Bashës për President?

Berisha: Ta vendosë që nesër. Unë nuk e kam dëgjuar nga Edi Rama. E kam dëgjuar se e ka thënë vetë Basha që jam kandidat për President. E kam dëgjuar nga rrethi i tij. Kjo fakton ato që i kam thënë shqiptarëve për lidhjet e tij.

Pyetje: A do të riktheheshit nëse Basha nuk do ju përjashtonte?

“Unë kam pasur insistime të mëdha për t’u rikthyer dhe nuk i kam marrë për bazë. Kam pasur insistime jo vetëm nga brenda por dhe miq të huaj. Por ditën e votimit të Lulzim Bashës për kryetar nga Kuvendi apo…ju kam deklaruar gazetarëve never say never”, tha më tej ish-kryeministri.

Pyetje: Nëse partisë do i duhet të dalë përtej anëtarësisë, a do ishit i gatshëm të tërhiqeshit?

Berisha: Ajo do ishte një skemë artificiale e cila do të krijonte një kolaps të tmerrshëm. Unë mund të bëj këtë që kryeministri të zgjidhet me primare. Kjo do të thotë se pas fitores së zgjedhjeve, në parti mund të hapet gara për primaret për të zgjedhur se kush do jetë kryeministër brenda kësaj partie.

Gjithashtu ish-kryeministri deklaroi se ai është i vetmi politikan që ka mundur dy herë Edi Ramën.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, Berisha tha se kjo ka ndodhur në 2009 dhe në vitin 2011.

“Unë në kurrikulin tim jam i vetmi sot që kam të regjistruar dy fitore kundër Edi Ramës. Fitoren e zgjedhjeve të 2009 me 4 deputetë, dhe fitoren e 2011. Nëse ka një njëri që…a e pe se si tha; me të vdekurit nuk merrem. E ka kapur kompleksi i vdekjes. E ka kapur frika e rikthimit tim. E ka të qartë, ndaj tha; s’flas me të vdekurit.”, tha ai.