Sa do të jenë temperaturat këtë fundjavë

Sipas meteorologëve temperaturat do të mbeten mbi mesataren me vlera 33-35 gradë celcius. Vala e të nxehtit është shoqëruar edhe me nivele të larta të ndotjes së ajrit, shkaktuar nga pjesëzat e pluhurit që vijnë nga shkretëtira e Saharasë.

Vala e të nxehtit ka përfshirë vendin tonë dhe gjithë rajonin. Sipas meteorologëve temperaturat do të mbeten mbi mesataren me vlera 33-35 gradë celcius. Vala e të nxehtit është shoqëruar edhe me nivele të larta të ndotjes së ajrit, shkaktuar nga pjesëzat e pluhurit që vijnë nga shkretëtira e Saharasë.

Sipas meteorologëve ky i nxehtë i cili ka përfshirë vendin , do të zbutet paksa nga rrymat atlantike më të freskëta gjatë të shtunës.

Disa rajone të Europës Jugore kanë lëshuar paralajmërime për erëra të forta të shoqëruara me temperatura të larta, mes të cilave edhe Korsika në Francë, ku era ka arritur shpejtësinë e 80 km në orë ndërsa mërkuri në termometër është ngritur në 40 gradë celcius.