-7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Rusia vendos snajperë dhe tanke në kufirin lindor me Ukrainën

Ndërkohë, zyrtarët e inteligjencës amerikane pretendojnë se Rusia ka zhvendosur 70 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.

Qeveria e Ukrainës akuzoi të martën Rusinë për vendosjen e tankeve dhe ekipeve shtesë të snajperëve në vijën e parë në kufirin lindor.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës lëshoi deklaratën disa orë para se presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin të diskutojnë në një video-konferencë edhe për këtë çështje.

“Armiku rriti numrin e snajperëve në gatishmëri për të shkaktuar viktima në personelin e Forcave të Përbashkëta, për të shkatërruar elementët e vëzhgimit dhe për të provokuar”, thuhet në reagimin e qeverisë ukrainase.

Ndërkohë, zyrtarët e inteligjencës amerikane pretendojnë se Rusia ka zhvendosur 70 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.

Ata shprehen se Moska po planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të nisë pushtimin e pjesës lindore të Ukrainës.

Kremlini tha javën e kaluar se Putini do të kërkonte garanci detyruese nga Biden që të përjashtonin zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.

Presidenti rus pritet të ngrejë mundësinë e mbajtjes së një samiti tjetër SHBA-Rusi.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme