Rusia u ka ofruar përfaqësuesve të Azerbajxhanit dhe Armenisë që të takohen në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas, Ceyhun Bayramov dhe ministrin e Jashtëm armen, Zahrab Mnatsakanyan, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.
Gjatë bisedës ku u fol për situatën në Malësinë e Karabakut, pala ruse shprehu shqetësimet për përleshjet në vijim në mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Gjatë takimit, ku u bë thirrje për ulje të tensioneve si dhe shmangien e retorikës “provokuese” dhe “luftarake”, u tha se palët duhet përsëri të nxisin procesin e bisedimeve.
Po ashtu u theksua se Rusia do të vazhdojë me përpjekjet e saj për ndërmjetësim në zgjidhjen e çështjes së Malësisë së Karabakut ndërsa palëve u ofrua që të mbajnë një takim të ministrave të Jashtëm të tre vendeve në Moskë.