Rusia shpall nesër armëpushim të përkohshëm në disa qytete

Forcat ruse do të shpallin armëpushimin nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës ditën e nesërme dhe janë shprehur të gatshëm të ofrojnë korridore humanitare në mënyrë që njerëzit të mund të largohen nga Kievi dhe katër qytete të tjera, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

Informacioni për korridoret nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol do t’i dërgohet zëvendëskryeministrit ukrainas Iryna Vereshchuk, tha Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse.

Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës humanitare dhe për të garantuar sigurinë e civilëve dhe qytetarëve të huaj, Rusia do të respektojë një regjim heshtjeje nga ora 10 e mëngjesit me kohën e Moskës më 9 mars dhe është e gatshme të sigurojë korridore humanitare,” mësohet të ketë thënë një zyrtar rus sipas Tass.