Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ka deklaruar se marrëveshja e arritur midis Turisë dhe Rusisë mbi Sirinë është duke ecur sipas planit dhe është në “zbatim të plotë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoygu njoftoi “zbatimin e plotë” të memorandumit ruso-turk në një takim në kryeqyetin e Armenisë, Jerevan me homologun e tij armen, David Tonoyan.
“Tërheqja e njësive të armatosura nga terroritori ku do të krijohet korridori i sigurtë ka përfunduar sipas planit. Të dyja, rojet kufitare siriane dhe policia jonë ushtarake shkuan atje”, tha Shoygu.
Ai po ashtu vlerësoi përvojën që ushtria ruse fitoi në Siri, veçanërisht në heqjen e minave.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar elementet terroriste të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Javën e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, realizuan një takim në qytetin rus Soçi.
Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me veriun e Sirisë ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse do të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.