Rusia nis tërheqjen e disa forcave ushtarake nga zonat rreth Kievit

Dy zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Rusia ka filluar të tërheqë disa forca rreth kryeqytetit ukrainas, sipas spikerit të CNN, Jim Sciutto.

Ata thanë se SHBA-të po e shohin këtë si një ndryshim “të madh” strategjik.

Zyrtarët shtuan se kjo po vlerësohet si një veprim afatgjatë, pasi Rusia ka pranuar dështimin e saj për të avancuar në veri.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” rreth Kievit dhe Chernihivit.