Rusia kërkon ekstradimin e terroristit të ISIS të arrestuar në Shqipëri

Rusia kërkon ekstradimin e Rasul Miklaev, i dyshuar për vepra terroriste, pasi dyshohet se ka luftuar në Siri si pjesë e shtetit islamik ISIS. Kërkesa mbërriti në gjykatën e Durrësit me 19 gusht dhe seanca e parë pritet të zhvillohet me 29 gusht, transmeton gazeta Shqip.

Miklaev i dyshuar si anëtar i grupimit terrorist të “Jaish Al Muhaxhirin al Answar”, qëndroi për 11 muaj në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Karrec. Përgjatë kësaj kohe ai refuzoi të fliste, sa për një kohë të gjatë, u mendua se mund të ishte shurdh- memec.

Rasul Miklaev për 11 muaj ka dhënë disa identitete dhe identifikimi i tij ka angazhuar disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente. Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018 së bashku me një grup emigrantesh që vinin nga lufta, ai u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste.

Por roli i tij mori fund pikërisht këtu në qendrën e mbyllur të Kareçit, pas intervistimit dhe dyshimit se në fakt nuk bëhej fjale për një person që përpiqej t’i shpëtonte luftës, por behej fjale për një person të rrezikshëm dhe terrorist. Për këtë arsye për 11 muaj me radhë, ai u mbaj nën vëzhgim por edhe u pyet shpesh dhe u thye dhe vendosi të flasë, por sidoqoftë ai asnjëherë nuk e tha emrin e tij të vërtetë dhe as identitetin.

Madje edhe të tjerë të ardhur nga vendet e luftës që vazhdojnë të mbahen në qendrën e Kareçit, nuk e njohin me emrin e tij, por me identitetin që ai është prezantuar, si Diego Maradona.

Rasul Miklaev është ndaluar në muajin Korrik në Shqipëri, pasi kishte hyrë nga greqia. Sipas të dhënave ai ka qëndruar në një kamp refugjatësh në Greqi dhe territorin shqiptar e ka përdorur si transit për të kaluar në Itali dhe vende të ndryshme të Evropës. Ka të dhëna se Rasul Miklaev ishte luftëtar i organizatës teroriste ISIS në Siri dhe Irak. Në përballjen e parë me gjykatën e Durrësit ku ju caktuar masa e sigurisë arrest në burg 40 ditor, Rasul Miklaev tha se: “…unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat  luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta…!”. Rasul Miklaev për 11 muaj ka dhënë disa identitete  dhe identifikimi i tij ka angazhuar disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente.