Rusi, arrestohet një shtetas amerikan me akuzat për spiunazh

Shtetasi amerikan Paul Whelan është kapur dhe arrestuar nga elementët e FSB gjatë një akti të spiunazhit në Moskë më 28 dhjetor

 Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) të Rusisë njoftoi se një shtetas amerikan është arrestuar në kryeqytetin e Moskës me pretendimin për spiunazh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga FSB mësohet se shtetasi amerikan Paul Whelan është kapur dhe arrestuar nga elementët e FSB-së gjatë një akti të spiunazhit në Moskë më 28 dhjetor.

Ndërkohë bëhet e ditur se ndaj personit të arrestuar është nisur një hetim me akuzat për spiunazh.