Ruhani: Shtrembërimi i sukseseve është boshte kryesor i luftës psikologjike të armiqve kundër Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se induktimi për joefikasitetin e qeverisë dhe shtrembërimi i kapaciteteve dhe sukseseve të mëdha të Iranit, përbëjnë boshtin kryesor të luftës psikologjike të armiqve kundër popullit të Iranit...

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se induktimi për joefikasitetin e qeverisë dhe shtrembërimi i kapaciteteve dhe sukseseve të mëdha të Iranit, përbëjnë boshtin kryesor të luftës psikologjike të armiqve kundër popullit të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në mbledhjen e shtabit për koordinimin ekonomik të qeverisë, vuri në dukje fjalimin e fundit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me qëllimet djallëzore afatshkurtër dhe afatgjate të armiqve të vjetër të popullit të Iranit për ta penguar progresin ekonomik të Iranit dhe shtoi: “Në bazë të kësaj, veprojnë dy lëvizje të shtrembërimit të realitetit dhe sanksioneve njëkohësisht të cilat synojnë realizimin e këtyre qëllimeve nëpërmjet ndërprerjes së zhvillimit dhe progresit ekonomik të Iranit si dhe zhvillimin e propagandës negative ndaj sukseseve dhe për të krijuar pesimizëm në mesin e qytetarëve”.

Ruhani duke vë në dukje përpjekjet e qeverisë për administrimin ekonomik të vendit, tha: “Irani përgjatë më shumë se dy vite e gjysmë të ushtrimit të presionit të paparë dhe luftës së gjithanshme ekonomike, ka arritur të reduktojë varësinë në të ardhurat e naftës, ta administrojë vendin dhe përveçse të sigurojë mallrat dhe shërbimet e nevojshme për qytetarët, të përurojë edhe projekte të mëdha në sektorë të ndryshme dhe të vazhdojë eksportin e mallrave jonaftore dhe të parandalojë mbylljen e prodhimit dhe rritjen e papunësisë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe dëmet dhe pasojat e rënda të krijuara si rezultat i krizës së pandemisë Korona mbi ekonominë e botës duke mos përjashtuar as vendet e zhvilluara dhe deklaroi: “Krahasimi i gjendjes së prodhimit në Iran me rënien e prodhimit të brendshëm në vendet e tjera ku në shtetet evropiane kjo rënie është regjistruar me 10% ndërsa në Amerikë me 30%, tregon shumë qartë se në këtë krizë botërore Iran ka treguar qëndrueshmëri më të madhe”.