Rudina Hajdari: Reforormën e udhëheq unë

Kryetarja e grupit të ri parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari, ka mbështetur deklaratën e SHBA për zgjedhjet e 30 qershorin, dhe që vinte theksin te Reforma Zgjedhore.

Hajdari shkruan në “Facebook” se Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë para bashkëatdhetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Hajdari iu ka përcjellë një mesazh të koduar gjithë politikanëve, të majtë e të djathtë, teksa iu ka kujtuar se është ajo që do të udhëheqë këtë Reformën Zgjedhore për t’u dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit.

“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore.

Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkëatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike.

Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane”, shkruan Hajdari.