Rudina Hajdari: I keni lënë në baltë shqiptarët!

Ruçi: Hera e parë që një zonjë bllokon foltoren

Rudina Hajdari bëhet deputetja e parë që bllokon foltoren e Kuvendit.

Një gjë e tillë është evidentuar edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ku duke iu drejtuar Hajdarit ka thënë: Është hera e parë që një zonjë e nderuar bllokon foltoren e Kuvendit!”

Ruçi pas veprimit të Rudina Hajdarit ndërpreu seancën për 15 minuta. Por pavarësisht kësaj, deputetja Hajdari nuk e ka lëshuar foltoren dhe vijon të qëndrojë aty.

Ndërkohë seanca ka rinisur ndërsa deputetët janë detyruar që të flasin nga vendi.