Rruga drejt “Air Albania”/ Shorti i Conference League surprizon Romën, e vë përballë Bodo/ Glimt

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Conference League.

Interesant është fakti që Bodo/ Glimt dhe Roma do të përballen sërish me njëri-tjetrin, pas raundit të grupeve, ku norvegjezët shkatërruan ekipin e Jose Mourinhos me rezultatin 6-1.

Ndërsa një tjetër ndeshje shumë interesante është ajo midis Leicester City-t dhe PSV-së, të dyja skuadra të forta dhe që pritet të sjellin një takim shumë të luftuar.

Lorik Cana ishte ambasadori i këtij shorti, ndërsa ka zgjedhur goglat për takimet e raundeve çerekfinale dhe gjysmëfinale të Conference League. Dy skuadrat që do të sigurojnë finalen e madhe do të ndeshen në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Çerekfinalet e UEFA Europa Conference League:

Bodo/ Glimt – Roma

Feyenoord – Slavia Praha

Marseille – PAOK

Leicester City – PSV

Fituesi i çiftit të katërt do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit të parë të çerekfinaleve. Ndërsa fituesi i çiftit të dytë të çerekfinaleve do të ndeshet me fituesin e çiftit të tretë.

Gjysmëfinalet e UEFA Europa Conference League:

Leicester/ PSV – Bodo/ Glimt/ Roma

Feyenoord/ Slavia Praha – Marseille/ PAOK

Fituesi i gjysmëfinales së parë do të quhet si finalisti i parë, ndërsa fituesi i gjysmëfinales së dytë do të quhet si finalisti i dytë i Conference League që do të luhet në “Air Albania”.