Qeveria parashikon ti japë një zhvillim të vrullshëm industrisë minerare në vend, duke i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të një sektori me kontribut të çmuar në ekonominë e vendit.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh të premten se, “duke qenë se duam zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së përpunimit vendase, kemi propozuar që në paketën e re fiskale për vitin 2019, një rritje të rentës minerare për eksportin e kromit nga 6% në 9%”. /ATSH