Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57 vjeçare ka ndërruar jetë në kujdesin intensiv nga plagët e marra, me çka numri i të vdekurve në zjarrin që përfshiu Matin afër Athinës, u rrit në 94, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gruaja, e cila ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, është personi i 11-të që vdiq në spital si pasojë e zjarrit të 23 korrikut.
Ata shtuan se edhe 31 persona janë në trajtim spitalor. Tetë pacientë gjenden në kujdes intensiv, ndërsa në mesin e tyre pesë persona në aparate për jetë.