Rritet në 43 numri i civilëve azerbajxhanas që humbën jetën në sulmet e Armenisë

Në një deklaratë nga Prokuroria e Azerbajxhanit njoftohet se ushtria e Armenisë sot në mëngjes zhvilloi goditje intensive artilerike ndaj rajonit Terter

Me vdekjen edhe të 1 civili është rritur në 43 numri gjithsej i civilëve që kanë humbur jetën deri më tani në sulmet që ushtria e Armenisë ka ndërmarrë ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit pavarësisht armëpushimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Prokuroria e Azerbajxhanit njoftohet se ushtria e Armenisë sot në mëngjes zhvilloi goditje intensive artilerike ndaj rajonit Terter.

Si pasojë e sulmit humbi jetën Adalet Ahundov (51) i cili jetonte në zonën Narli.

Me këtë humbje jete është rritur në 43 numri i civilëve azerbajxhanas që kanë humbur jetën në sulmet e fundit të Armenisë.

Armenia dhe Azerbajxhani në bisedimet e kryera në Moskë, morën vendimin për një armëpushim humanitar duke filluar në orën 12:00 më 10 tetor i cili parashikonte shkëmbimin e trupave të të vrarëve dhe të pengjeve në Malësinë e Karabakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

Tema relevante