Rritet me 2,5% kërkesa e makinave për përdorim personal në Evropë

Kërkesa e automjeteve për përdorim personal në Bashkimin Evropian është rrit me 2,5 në bazë vjetore për periudhën janar-shtator, njoftoi të mërkurën Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Numri i makinave të reja për përdorim vetjak që janë regjistruar për këtë periudhë ka arritur në 12 milionë gjatë 9 muajve të parë të vitit 2018, thotë shoqata.

“Nëse shikojmë pesë tregjet më të mëdha, kërkesa është rritur përkatësisht: në Spanjë (11,7 për qind), Francë (6,5 për qind) dhe Gjermani (2,4 për qind), ndërsa në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar shitjet e makinave janë tkurru, në Itali (2,8 për qind) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (7,5 për qind)”, tha shoqata.

Gjatë periudhës nëntëmujore, pjesa më e madhe e shitjeve,- me 24,2 për qind në shitjet e makinave të pasagjerëve në bllokun e BE-së 28-anëtarësh,- është realizuar nga Grupi VW, me markat kryesore Volkswagen, Audi, Skoda, Seat dhe Porsche.

Shitjet e Grupit VW shënuan një rritje vjetore prej 5,6 për qind, duke arritur në rreth 2,9 milionë automjete në nëntë muajt e parë të vitit.

Grupi PSA,- i cili zotëron markat Peugeot, Citroen dhe Opel,- dhe Grupi Renault,- i cili zotëron markat Renault, Dacia, Lada dhe Alpine,- ndjekin grupin VW me respektivisht 16,2 për qind dhe 10,7 për qind të shitjeve të makinave.

Në vitin 2017, në BE u shitën mbi 15 milionë makina të reja për përdorim personal, ose 3,4 për qind më shumë se një vit më parë.

BE është për Turqinë tregu kryesor i eksportit të automobilave, ku prodhuesit e automobilave të shquar në botë, përfshirë Fiat, Ford, Honda, Hyundai, Renault dhe Toyota, kanë fabrikat e tyre.

Vitin e kaluar, gati 80 për qind e eksporteve totale automobilistike të Turqisë u bënë në vendet e BE-së në vlerë prej 22 miliardë dollarësh, duke shënuar një rritje vjetore prej 17 për qind.

Raportin e ardhshëm mbi regjistrimet e makinave për përdorim personal ACEA do ta publikojë më 15 nëntor./TRT