Rritet çmimi i naftës pas sulmit rus në Ukrainë

Çmimi i naftës kalon vlerën e 100 dollarëve për fuçi, pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës.

Çmimi i naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Rritja e çmimit të naftës do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e çmimeve të karburantit me shumicë.

Britania e Madhe merr vetëm 6% të naftës së papërpunuar dhe 5% të gazit nga Rusia, por ka shqetësime se sanksionet mund të kufizojnë furnizimet dhe të rrisin çmimet në mbarë botën.