Rriten shkëmbimet e mallrave mes Shqipërisë e Kosovës

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat e tregtisë së jashtme gjatë këtij muaji, por edhe gjatë 7-mujorit të këtij viti.

Sipas INSTAT, në muajin korrik 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun 2017 janë Italia, Kosova dhe Gjermania.

Sipas INSTAT, në korrik të vitit 2017, eksportet drejt Kosovës ishin në vlerën e 1 miliard e 895 milionë lekë, ndërsa në korrik të këtij viti, eksportet shënuan vlerën 2 miliard e 816 milionë lekë.

Ndërsa gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë, Italia, Kosova dhe Spanja.

Në muajin korrik 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2017 janë, Kina, Turqia dhe Gjermania.

Po ashtu, INSTAT deklaron se gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë, Italia, Greqia dhe Turqia.