Rriten fitimet e Volkswagen për 6.8%

Drejtori i kompanisë Herbert Diess deklaroi se kompania “nuk mund të pushojë” për shkak të sfidave siç janë emetimet e reja dhe më të ashpra të gazrave për automjetet

Nga kompania automobilistike Volkswagen njoftuan se fitimet e tyre janë rritur për 6.8 për qind në kuartalin e dytë krahasuar me kuartalin e parë të vitit 2018, përskaj shpenzimeve prej 1.6 miliardë euro për shkak të problemeve me ndotjen e automjeteve dizel, raporton Anadolu Agency (AA).

Wolfsburg, prodhuesi gjerman i automjeteve sot bëri të ditur se fitimet neto janë rritur për 3.31 miliardë euro nga 3.1 miliardë euro një vit më herët. Fitimet bruto janë rritur për 3.4 për qind në 61.14 miliardë euro për periudhën e njëjtë.

Kompania ka realizuar qarkullim rekord në gjashtë muajt e parë të këtij viti me shitjen e 5.5 milionë automjeteve, që është një rritje prej 7.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i kompanisë Herbert Diess deklaroi se kompania “nuk mund të pushojë” për shkak të sfidave siç janë emetimet e reja dhe më të ashpra të gazrave për automjetet.

Ai poashtu paralajmëroi se proteksionizmi rritës po ashtu paraqet sfidë të madhe për industrinë. Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa të reja ndaj çelikut, aluminit dhe produkteve kineze.