Rrisni produktivitetin tuaj duke vendosur një bimë në tryezën e punës

Kur pronari i një kompanie të vogël në Kanada ndoqi  këshillën e bashkëshortes së tij dhe i dhuroi çdo punonjësi një bimë, diçka e jashtëzakonshme ndodhi: produktiviteti u rrit me 30%.

Shkenca sugjeron se ka disa arsye të forta që bimët në zyrën tuaj mund të kenë efekte pozitive në produktivitetin tuaj.

Kompani të tjera po aplikojnë një gjë të tillë, si për shembull Amazon. Kompania së fundmi ka investuar në një shtesë në selinë e tyre në Seattle të quajtur “Sferat”, ku përfshihen 3 kupola të mbushura me 40,000 bimë.

Amazon ka bërë edhe kërkime të tjera në lidhje me natyrën. Sipas këtyre stduimeve, një bimë mund të reduktojë stresin, të dyfishojë përqëndrimin, të shtojë lumturinë dhe të rrisë produktivitetin dhe kreativitetin. /E Përditshmja