Rrëzohet një helikopter në Rusi, vdesin 3 persona

Zyrtarët e Ministrisë ruse të Gjendjeve të Jashtëzakonshme kanë njoftuar, se helikopteri i llojit Mi-8 i zhdukur të dielën, është rrëzuar në një rajon malor

 Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin rus të Irkutsk-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë TASS, zyrtarët e Ministrisë ruse të Gjendjeve të Jashtëzakonshme kanë njoftuar, se helikopteri i llojit Mi-8 i zhdukur të dielën, është rrëzuar në një rajon malor.

Asnjëri nga tre personat në helikopter nuk u shpëtuan, ndërkohë filloi hetimi mbi aksidentin.