“Rrëzohen 2 avionë të tipit SU-24 të regjimit që sulmuan avionët tanë”

"Janë rrëzuar 2 avionë të tipit SU-24 të regjimit që sulmuan avionët tanë", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se “Janë rrëzuar 2 avionë të tipit SU-24 të regjimit që sulmuan avionët tanë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga faqja e internetit të ministrisë thuhet se “Në Idlib u shkatërrua sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit që rrëzoi dronin tonë dhe 2 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Gjithashtu janë rrëzuar 2 avionë të tipit SU-24 të regjimit që sulmuan avionët tanë”.